Në formë simbolike kërkohet lirimi i ish-krerëve të UÇK-së

12:40 | 17 Shkurt 2026
ne-forme-simbolike-kerkohet-lirimi-i-ish-krereve-te-uck-se

Kosova shënon 18 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Kjo ditë po shënohet pa ish-krerët e UÇK-së që tash e mbi pesë vjet po gjykohen në Hagë.

E sot nga Kuvendi i Kosovës në formë simbolike u kërkua edhe lirimi i Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Në njërën nga ulëset që duket se i takon një prej deputetëve të PDK-së u vendosën stikerët me thirrjen “Free”.

Fotografia është publikuar nga platforma “Liria ka emër”.

Komento: