“Dalsh faqebardhë”, Rifat Jashari uron Albulena Haxhiun për detyrën e re

16:30 | 17 Shkurt 2026
“dalsh-faqebardhe”,-rifat-jashari-uron-albulena-haxhiun-per-detyren-e-re

Para nisjes së seancës solemne për nder të Ditës së Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, kryetarja e re e Kuvendit, Albulena Haxhiu priti në zyrë bacën Rifat Jashari.

Përmes një videoje të postuar në Facebook, Haxhiu thotë se takimi me Jasharin ishte i përzemërt dhe frymëzues.

Kryeparlamentarja zbuloi edhe urimin që Jashari ia bëri për detyrën e re.

“Dalsh faqebardhë”, ishte urimi tjetër i Bacës Rifat për detyrën e re, urim ky që, mbi të gjitha, përcjell përgjegjësi, sidomos kur vjen nga një familje që ka dhënë gjithçka për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë. Fjalët e tilla janë motivim edhe më i madh që ta kryejmë detyrën me ndershmëri, përkushtim dhe dinjitet”, ka shkruar Haxhiu.

Komento: