
Mediumi amerikan, Reuters, duke cituar televizionin “Al-Alam” raporton se lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, do të flasë brenda pak minutash.
Kjo pritet të ndodhë pas sulmeve të sotme ajrore të SHBa-së dhe Izraelit, të cilat e kishin target vetë Khamenein.
Bazuar në raportimet e mediave kredibile ndërkombëtare, në Izrael ka optimizëm në rritje se lideri suprem i Iranit ishte shënjestruar, por ende s’ka konfirmim nëse i njëjti është vrarë.