Netanyahu: Po rriten shenjat që thonë se është vrarë udhëheqësi suprem i Iranit

21:45 | 28 Shkurt 2026
netanyahu:-po-rriten-shenjat-qe-thone-se-eshte-vrare-udheheqesi-suprem-i-iranit

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se ka “shenja në rritje” se udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, është vrarë nga sulmet amerikane dhe izraelite.

Më parë, nga Irani kishin thënë që Ali Khamenei është shëndosh e mirë, por ndryshe po thonë kundërshtarët e tij.

Edhe presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se një pjesë e madhe e lidershipit iranian është vrarë nga sulmet.

“Ne nuk i dimë të gjitha, por shumica prej tyre [janë vrarë[“, thotë Trump në një intervistë telefonike.

Presidenti gjithashtu tha se ShBA-ja ia ka idenë se si do të duket grupi i ardhshëm i udhëheqësve iranianë.

Komento: