Hamza: Familja Jashari u bë simboli i kombit tonë dhe sakrifica e tyre u kthye në liri

10:15 | 05 Mars 2026
hamza:-familja-jashari-u-be-simboli-i-kombit-tone-dhe-sakrifica-e-tyre-u-kthye-ne-liri

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza në 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së ka thënë se familja e kryekomandantit Adem Jashari u bë simbol i kombit shqiptar dhe sakrifica e tyre u kthye në liri.

“Historia jonë ka shumë kapituj. Por është një ngjarje që ndryshoi rrjedhën e saj: tri ditët e marsit të vitit 1998 në Prekaz.  Familja Jashari u bë simboli i kombit tonë dhe sakrifica e tyre u kthye në liri. Ata nuk u dorëzuan. Ata nuk u larguan. Ata qëndruan dhe sakrifikuan gjithçka që ne sot të jetojmë të lirë. Më 5, 6 dhe 7 mars 1998, në Prekaz u mbrojt dinjiteti i popullit tonë. Lavdi komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari! Lavdi të gjithë të rënëve për lirinë tonë!”, shkroi Hamza.

Komento: