Sulmi i Iranit me dy drona, reagon ashpër Azerbejxhani

11:45 | 05 Mars 2026
sulmi-i-iranit-me-dy-drona,-reagon-ashper-azerbejxhani

Shteti i Azerbjexhanit ka reaguar pasi disa dronë të Iranit kanë sulmuar një pjesë të territorit të rajonit të Nakhiçivanit.

Sipas njoftimit zyrtar të shtetit azer, një dron iranian kishte goditur terminalin e Aeroportit që ndodhet në këtë rajon, derisa një dron tjetër kishte rënë afër një ndërtese të shkollës në fshatin Shakarabad.

“Ne i dënojmë fuqimisht këto sulme me dronë të nisura nga territori i Republikës Islamike të Iranit, të cilat rezultuan në dëmtime të ndërtesës së aeroportit dhe plagosje të dy civilëve.

Ky sulm kundër territorit të Republikës së Azerbajxhanit përbën shkelje të normave dhe parimeve të së drejtës ndërkombëtare dhe shërben për të rritur tensionet në rajon”, thuhet në reagim.

Komento: