Kurti për dekretin e Osmanit: Besoj se në këta minuta janë duke e dorëzuar rastin në Kushtetuese

16:45 | 06 Mars 2026
kurti-per-dekretin-e-osmanit:-besoj-se-ne-keta-minuta-jane-duke-e-dorezuar-rastin-ne-kushtetuese

Kryeministri Albin Kurti pasi paralajmëroi se do ta dërgojnë në Gjykatë Kushtetuese dekretin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit, tha se ky proces është duke u bërë në këtë kohë sa po flet në konferencë.

“Besoj që përafërsisht në këta minuta është duke u dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese lënda dhe besoj që ata që e dorëzojnë e që janë ekspertë të fushës do të mund të japin hollësi. Unë besoj që 60 ditëshi ka nisur të rrjedhë. 30 ditëshi i referohet fillimit të procesit”.

Kurti këtë dekret e quajti jokushtetues.

Komento: