
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se nuk është analist por aktivist, kur është pyetur se cili mudn të jetë rezultati i partisë me të cilën ai drejton.
“Ju e dini që unë jam aktivist, nuk jam analist. Rrjedhimisht ne shtojmë numrin e votave, ne nuk parashikojmë sasinë e tyre. Në këtë kuptim, sa herë të ketë fushatë zgjedhore, ne jemi aty. Por nuk besoj që kemi një krizë të tillë institucionale e cila në mënyrë të detyrueshme na shpie në zgjedhje të reja”, tha ai.