Gjini: Zgjedhjet kanë qenë të evitueshme

18:30 | 06 Mars 2026
gjini:-zgjedhjet-kane-qene-te-evitueshme

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini ka folur pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të këtij subjekti politik. Ai në një adresim për media ka treguar edhe për vendimin që u mor në këtë takim për pezullimin e procesit të brendshëm zgjedhor.

Gjini njëherësh ka komentuar edhe zhvillimet e fundit rreth zgjedhjeve të jashtëzakonshme në vend me ç’rast deklaroi se ato janë gjithmonë të evitueshme.

“Edhe këto zgjedhje kanë qenë të evitueshme. Në një aspekt, është keq që kanë ndodhur, ne për një kohë të gjatë i kemi thënë mendimet tona edhe në publik se partia më e madhe, partia në pushtet, nuk ka pasë vullnet me gjetë rrugë për me i evituar”.

“Kanë gabuar rëndë, ka pasë zgjidhje, ka pasë mundësi me i evituar zgjedhjet, mirëpo tani jemi para aktit të kryer”, theksoi ai.

Komento: