
Një zjarr ka përfshirë një shtëpizë me kuzhinë verore dhe një stallë të kafshëve në fshatin Madanaj të Gjakovës.
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se ankuesja, një grua kosovare, ka raportuar incidentin, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse dhe zjarrfikësit, të cilët kanë arritur të lokalizojnë zjarrin.
Nuk raportohet për të lënduar, por ka dëme materiale.
Rasti po hetohet.
“Fsh. Madanaj, Gjakovë 06.03.2026 – 15:00. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se zjarri ka kapluar një shtëpizë me kuzhinë verore si dhe një stallë të kafshëve. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse dhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar, vetëm dëme materiale. Rasti është duke u hetuar”, njofton PK.