
Një aksident trafiku me fatalitet ndodhi dje në fshatin Nagavc të Rahovecit.
Atje një person ka humbur jetën pasi bashkë me një tjetër u goditën nga një veturë, për shoferin e së cilës policia tha se e ka arrestuar dhe se gjatë aksidentit ai ka humbur kontrollin dhe nga pakujdesia e ka shkaktuar incidentin tragjik.
“Njëri prej tyre duke u dërguar në emergjencë me ndihmën e shpejtë ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor, ndërsa viktima tjetër pas pranimit të tretmanit mjekësor është liruar”, tha policia në raportin 24-orësh.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.