
Anëtarët e VLEN’it janë pritur në takim nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Kështu ka bërë të ditur, Bekim Qoku që është nga Lëvizja Vetëvendosje në Maqedoni, dhe pjesë e VLEN’it.
‘’Pas Prekazit në konakun e Bacit Rifat, në Prishtinë tek kryeministri Albin Kurti. VLEN-i një!’’, ka shkruar ai.
Pjesë e takimit, shihen të kenë qenë edhe Izet Mexhiti, Bilall Kasami, e Elvis Hoxha.