
Trupi i pajetë që dyshohet të jetë i Beqir Malokut është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore të Kosovës.
Maloku, i cili ishte nga Istogu, ishte raportuar i zhdukur verën e shkuar dhe nuk dihej asgjë për fatin e tij.
“Trup i pajetë është dërguar në IML. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.