A do të ktheheni në LDK – kështu përgjigjet Vjosa Osmani

22:45 | 09 Mars 2026
a-do-te-ktheheni-ne-ldk-–-keshtu-pergjigjet-vjosa-osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pyet në “Syri”, se a do të rikthehet në LDK pas 4 prillit.

Ajo tha se do të bëjë atë që është interesi më i madh i Republikës së Kosovës.

“Do ta shoh se cili është interesi më i madh i Republikës së Kosovës, kjo do të determinohet edhe nga zhvillimet e tanishme”, ka thënë Osmani.

Osmani tha se Presidencën si institucion të fortë e ka ndërtuar Ibrahim Rugova, dhe të tillë do ta lë më 4 prill.

Komento: