E konfirmuar: Ardian Gjini kandidat për kryeministër i AAK-së në zgjedhjet e ardhshme

23:25 | 09 Mars 2026
e-konfirmuar:-ardian-gjini-kandidat-per-kryeminister-i-aak-se-ne-zgjedhjet-e-ardhshme

Ramush Haradinaj, nuk do t’i hyjë garës politike për kryeministër.

Partia që ai aktualisht drejton, AAK-ja, do të ketë një tjetër të nominuar për këtë garë kurdo që do të mbaheshin zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Ai do të jetë Ardian Gjini.

Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i AAK-së Kushtrim Xhemaili.

“Po, Ardian Gjini do t’i prijë listës”, ka deklaruar ai.

Kryetari i rizgjedhur i Gjakovës ka shpallur edhe kandidaturën për të parin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, por për shkak të zhvillimeve politike, ky subjekt i ka pezulluar përkohësisht zgjedhjet e brendshme./kk

Komento: