Gjendet mbetjet mortore në Rahovec, dyshohet t’i përkasin luftës në Kosovë

09:10 | 10 Mars 2026
gjendet-mbetjet-mortore-ne-rahovec,-dyshohet-t’i-perkasin-luftes-ne-kosove

Janë gjetur eshtra mortore në Rahovec e që dyshohet që i përkasin një personi që është zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë.

Policia ka njoftuar e se mbetjtet eshtërore janë tërhequr dhe janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Rahovec/1998-1999 –NN. Lidhur me rastin 09.03.2026, gjatë vazhdës së punimeve njësia përkatëse policore në koordinim me IML bazuar edhe në urdhëresën e gjykatës, gjatë gërmimeve ka hasur pjesë eshtërore me prejardhje njerëzore që dyshohet se i përkasin së paku një (1) individi të zhdukur gjatë luftës në Kosovë. Mbetjet eshtërore janë tërhequr nga vendi i ngjarjes dhe janë dërguar në IML për ekzaminim mjeko-ligjor, në autopsi dhe analizën e ADN-së, me qëllim të identifikimit”, thuhet në raportin policor.

Komento: