“Kurti është nuhatës i mirë…” – Dili: A ju kujtohet çka thoshte Osmani për Kurtin?

10:45 | 10 Mars 2026
“kurti-eshte-nuhates-i-mire…”-–-dili:-a-ju-kujtohet-cka-thoshte-osmani-per-kurtin?

Analisti politik Visar Dili në emisionin e mëngjesit “Dita e Re” ka folur në lidhje me raportin e presidentes Osmani dhe kryeministrit Kurti.

Dili tha se raporti në mes të kryeministrit Kurti dhe presidentes Osmani është ditur qysh moti se nuk do të zgjasë shumë, raporton Gazeta10.

“Zonja Osmani pas bashkëpunimit me zotin Kurti arriti që të bëhet një herë kryeparlamentare dhe herën e dytë presidente e Republikës së Kosovës, unë po besojë që presidentja Osmani kohëve të fundit ka treguar mosrrespekt ndaj zotërit Kurti, ndaj mundësisë që i’a ka dhënë ai, Kurti është një nuhatës shumë i mirë i situatave politike, mos të harrojmë deklaratën e zonjës Osmani ku tha se edhe zogjtë e malit e dinë që unë dhe Albin Kurti jemi në një vijë politike, e ndërsa dy vite më parë në një emision e quante Kurtin ‘Hugo shaves’ dhe e kemi ditë që raporti i tyre nuk do të zgjasë shumë”, tha ai në Kanal10.

Për më shumë detaje ndiqni videon më poshtë./Gazeta10

Komento: