Nuk ndërhynë në konfliktin mes nxënësve, procedohen një mësuese, një psikologe dhe një oficere e sigurisë në një shkollë në Vlorë

15:50 | 10 Mars 2026
nuk-nderhyne-ne-konfliktin-mes-nxenesve,-procedohen-nje-mesuese,-nje-psikologe-dhe-nje-oficere-e-sigurise-ne-nje-shkolle-ne-vlore

Një mësuese, psikologe dhe oficere e sigurisë në një shkollë 9-vjeçare në Vlorë janë proceduar për ‘shpërdorim detyre’.

Kallëzimi është bërë nga nëna e një nxënësi pasi, dyshohet se punonjëset e shkollës nuk ndërhynë për të parandaluar një konflikt në shkollë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike-Financiare në DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal, për veprën “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetaset E. H., 56 vjeçe, O. Zh., 42 vjeçe dhe A. I., 42 vjeçe, përkatësisht mësuese, psikologe dhe oficere sigurie, në një shkollë publike 9-vjeçare, pasi ka kallëzuar nëna e një nxënësi, se këto shtetase nuk kanë ndërhyrë për parandalimin dhe administrimin e një konflikti në shkollë, në të cilin janë përfshirë djali i saj dhe bashkëmoshatarë të tij.“, thuhet në njoftimin e policisë.

Komento: