
Ish-kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli është paraqitur të martën në Prokurorinë e Posaçme ku ka ndenjur për rreth 1 orë.
Në dalje ai iu është përgjigjur mediave me fjalët: Asgjë për t’u shqetësuar. Kjo është hera e dytë që Leli paraqitet në Prokurorinë e Posaçme, pas afro 4 vjetësh.
Në atë kohë u përfol për një përplasje mes kryebashkiakut të Vlorës dhe Këshillit Bashkiak për borxhet e ujësjellësit. Me një shumicë të Partisë Socialiste, anëtarët e këtij këshilli, kishin kërkuar që ujësjellësi të kthehej në një shoqëri aksionere.