Marta Kos i tha se do ta shtyjë vizitën në Kosovë: Çka njoftoi Kurti për bisedën me komisioneren evropiane?

22:35 | 10 Mars 2026
marta-kos-i-tha-se-do-ta-shtyje-viziten-ne-kosove:-cka-njoftoi-kurti-per-biseden-me-komisioneren-evropiane?

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka anuluar një vizitë të planifikuar në Kosovë, kjo pas zhvillimeve në vend.

Lajmi u raportua sot në European Western Balkans, ku një zëdhënës i Komisionit, tha se kryeministri Albin Kurti u njoftua për këtë gjatë një bisede telefonike.

“Në një telefonatë me kryeministrin Kurti, komisionerja Kos e informoi atë se do ta shtyjë vizitën për shkak të zhvillimeve të fundit politike”, tha zëdhënësi i Komisionit Evropian.

Megjithatë, u theksua se komisionerja synon të udhëtojë në Prishtinë në momentin më të parë të mundshëm.

Çka njoftoi Kurti për bisedën?

Të hënën, zyra e Kryeministrit lëshoi një komunikatë mbi këtë bisedë telefonike. Arty thuhej se pas miratimit të Planit të Rritjes, janë një sërë hapash për zbatim “të ndërlidhur me kalimin e ligjeve në Kuvend”.

“Integrimi në Bashkimin Evropian mbetet prioritet kyç i Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Kryeministri nënvizoi rëndësinë e marrjes së statusit kandidat si hap të rëndësishëm për anëtarësim në Bashkimin Evropian”.

Mes tjerash, thuhej se u fol edhe për zhvillimet aktuale në vend e rajon, megjithatë, nuk përmendet vizita e anuluar e Kos.

“U bisedua edhe për zhvillimet aktuale në vend dhe në rajon.

Kosova është e harmonizuar plotësisht me politikën e jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian dhe i është bashkuar të gjitha pakove të sanksioneve të BE-së kundër Federatës Ruse, në përgjigje të luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës”

Komento: