Lufta në Lindjen e Mesme, 11 kosovarë të evakuuar nga Dubai arrijnë në Aeroportin e Shkupit

23:30 | 10 Mars 2026
lufta-ne-lindjen-e-mesme,-11-kosovare-te-evakuuar-nga-dubai-arrijne-ne-aeroportin-e-shkupit

Pasditën e së martës në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit ka arritur grupi i dytë i qytetarëve të cilët sipas autoriteteve të Maqedonisë së Veriut, fluturuan ‘shëndoshë e mirë’ nga Dubai dhe u larguan nga territori i Emirateve të Bashkuara Arabe.

Autoritetet bëjnë të ditur se janë gjithsej 150 pasagjerë, nga të cilët 11 janë shtetas të Kosovës.

Nga ky numër gjithashtu, 7 janë shtetas serb, 2 janë shtetas të Bosnjës dhe Hercegovinës, 2 janë shtetas shqiptarë, 1 është shtetas gjerman, 1 është shtetas armen dhe 1 është shtetas malazez, vijon njoftimi.

“Bazuar në një plan të përcaktuar më parë dhe në koordinim me institucionet kompetente, fluturimi u organizua nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, dhe kostot për zbatimin e tij u mbuluan plotësisht nga shteti”, thuhet tutje në njoftim.

Grupi i tretë i qytetarëve pritet të mbërrijë në Prishtinë nesër, me fluturim nga Riadi, Mbretëria e Arabisë Saudite.

Komento: