Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi sërish para gjykatës

08:20 | 11 Mars 2026
ish-kryeshefi-i-kek-ut,-nagip-krasniqi-serish-para-gjykates

Ish-kryeshefi i Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi, i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, do paraqitet sot në sallën e gjyqit me fillim nga ora 09:30.

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Krasniqi do të përballet me akuzat e Prokurorisë Speciale të Kosovës, që sipas saj, ai i ka shkaktuar KEK-ut dëm prej 3 milionë eurosh për shkak të tregtimit të energjisë elektrike me kompaninë sllovene “Holding Slovenske Elektrane”, e cila nuk ka qenë e licensuar në Kosovë

Komento: