
Ambasada e Francës në Kosovë dhe Instituti Francez i Kosovës, sot organizojnë ngjarjen kushtuar promovimit të drejtave të grave dhe luftimit të dhunës ndaj tyre, për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas.
Disa nga ngjarjet kryesore janë: hapja e një seksioni të letërsisë feministe në Institutin Francez të Kosovës, përurimi i një “Courage corner ” në partneritet me Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijeturëve të Torturës (QKRMT) për të mbështetur gratë që flasin hapur dhe nënshkrimi i marrëveshjeve që lidhen me aplikacionin francez të solidaritetit të grave, The Sorority.
