Hamza kujton 11 marsin e ‘81-ës: Studentët dolën në rrugë pa frikë, hapën rrugën drejt së ardhmes

11:25 | 11 Mars 2026
hamza-kujton-11-marsin-e-‘81-es:-studentet-dolen-ne-rruge-pa-frike,-hapen-rrugen-drejt-se-ardhmes

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka rikujtuar 11 marsin e vitit 1981, atëkohë kur studentët e Kosovës u ngritën në emër të popullit duke kërkuar liri, drejtësi dhe dinjitet.

Përmes një postimi në Facebook, Hamza tha se historia e vendit është shkruar edhe nga ata hapa të guximshëm të studentëve, që dolën në rrugë pa frikë, duke sfiduar padrejtësinë dhe hapur rrugën drejt së ardhmes.

“Nderim për të gjithë pjesëmarrësit në protestat e vitit 1981 në Kosovë”, ka shkruar i pari i PDK-së./Gazeta10

Komento: