Deputeti i VV-së: I lus disa ambasadorë që të mos e shkatërrojnë Gjykatën Kushtetuese me vizita

12:10 | 11 Mars 2026
deputeti-i-vv-se:-i-lus-disa-ambasadore-qe-te-mos-e-shkaterrojne-gjykaten-kushtetuese-me-vizita

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi ka reaguar ndaj disa siç tha ai vizitave të ambasadorëve në Gjykatën Kushtetuese.

Ai ka thënë se ata mos të bëjnë këtë e mos të shkatërrojnë Gjykatën Kushtetuese me vizitat dhe takimet, dhe se si rrjedhojë e këtyre dëmet për vendin do të jenë të pariparueshme.

“I lus disa ambasadorë që të mos e shkatërrojnë Gjykatën Kushtetuese me vizita, takime e ndërhyrje, sepse dëmet për vendin tonë do të jenë të pariparueshme”, ka shkruar Rrustemi.

Komento: