
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar pasi fotografia e ish-presidentit Hashim Thaçi ishte hedhur në mbeturina në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Behrami ka thënë se nuk mund të përlyhet kontributi i Thaçit.
“Kot e keni! Asnjëherë nuk mund ta përlyni kontributin historik të Presidentit Thaçi. A po e shihni që edhe në moçalin institucional që e keni krijuar, fotografia e tij po shkëlqen”, ka shkruar Behrami.