Kush janë 3 të arrestuarit në aksionin kundër fajdeve në Prizren

17:00 | 11 Mars 2026
kush-jane-3-te-arrestuarit-ne-aksionin-kunder-fajdeve-ne-prizren

Tre persona nga e njëjta familje janë arrestuar në aksionin e sotëm kundër fajdeve në Prizren.

Mediat nga burime të tyre kuptojnë se në prangat e policisë ranë: Eduard dhe Anton Kaçinari, dyshohen për “fajde dhe detyrim”, derisa Robert Kaçinari për “armëmbajtje pa leje”.
Derisa policia ka publikuar edhe pamje nga operacioni i arrestimit.

Sipas njoftimit të organeve të rendit, të dyshuarit me veprimet e tyre në vazhdimësi kanë detyruar viktimën të paguajë shuma të ndryshme të parave si interes për fajde, si dhe në emër të kamatave të fajdesë përmes formave të ndryshme të presionit, kanë kërkuar nga viktima marrjen e shtëpisë dhe dy lokaleve të tij në Prizren, vlera e të cilave është rreth 1 milion euro.

Shënim: Personi/personat e përmendur në këtë artikull, prezumohen të pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata.

Arrestohen në Prizren dy të dyshuar për fajde, viktimës kërkuan t’ia marrin pronat në vlerë 1 milion euro (VIDEO)

Komento: