Sa shpejt i harxhon bota 400 milionë fuçi naftë?

17:15 | 11 Mars 2026
sa-shpejt-i-harxhon-bota-400-milione-fuci-nafte?

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) ka miratuar lirimin e 400 milionë fuçive naftë për të kompensuar furnizimin e humbur si pasojë e “mbylljes efektive” të Ngushticës së Hormuzit, ka njoftuar drejtori ekzekutiv i saj, Fatih Birol.

Kjo është një ndërhyrje e rëndësishme nga IEA, por lirimi i një të tretës së rezervave që mbajnë qeveritë e saj nuk është diçka që mund të përsëritet shpeshm shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Këto 400 milionë fuçi naftë janë afërsisht sa konsumon bota brenda katër ditësh, ose sa sasia që, në rrethana normale, kalon nëpër Ngushticwn e Hormuzit gjatë 20 ditëve.

Ky është një sinjal nga 32 qeveritë që përbëjnë IEA-n se ato duan të kufizojnë goditjet ndaj ekonomisë globale.

Megjithatë, ato mbeten në mëshirën e tregjeve dhe tregtarët e energjisë duket se nuk reaguan shumë ndaj kësaj ndërhyrjeje.

IEA i përshkroi “sfidat e tregut të naftës” si “të paprecedenta për nga përmasat”, një lloj gjuhe që zakonisht nënkupton rritje të çmimeve.

Pati një rënie të vogël të çmimeve të naftës kur u bë njoftimi, por çmimet u rritën përsëri shpejt, sepse ende nuk është e qartë kur do të përfundojnë luftimet dhe kur furnizimet me naftë – e jo rezervat – do të fillojnë sërish të rrjedhin lirshëm.

Komento: