APK: Nuk janë gjetur mospërputhje në deklarimin e pasurisë së presidentes Vjosa Osmani

18:35 | 12 Mars 2026
apk:-nuk-jane-gjetur-mosperputhje-ne-deklarimin-e-pasurise-se-presidentes-vjosa-osmani

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka përfunduar procesin e verifikimit të deklarimit të pasurisë së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Sipas njoftimit të agjencisë, pas analizimit të të dhënave dhe dokumentacionit përkatës, nuk janë konstat uar mospërputhje në pasurinë e deklaruar nga presidentja.

Procesi i verifikimit është zhvilluar në kuadër të procedurave të rregullta që kjo agjenci realizon për kontrollimin e deklarimeve të pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë, me qëllim të garantimit të transparencës dhe parandalimit të korrupsionit.

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit thekson se nga shqyrtimi i të gjitha të dhënave të disponueshme nuk janë identifikuar parregullsi në deklarimin e pasurisë së presidentes Osmani.

Komento: