
Trupi i një gruaje 50 vjeçare është nxjerrë nga ujërat e lumit Vardar në Shkup, e cila më herët ishte raportuar si e zhdukur, njofton Sektori për Punë të Brendshme në Shkup.
“Më 11 mars 2026 rreth orës 11:00, zyrtarë policorë nga SPB Shkup e nxorrën trupin nga lumi, pas së cilës një mjek nga Shërbimi i Emergjencës Mjekësore konstatoi vdekjen. Sipas udhëzimeve të prokurorit publik, trupi u dërgua për obduksion”.
“Më vonë u konstatua se bëhet fjalë për A.H.I., 50 vjeçe nga Shkupi. Ndërkohë, një anëtar i familjes kishte raportuar se gruaja mëngjesin e asaj dite, pas orës 08:00, kishte dalë nga shtëpia dhe nuk ishte kthyer”.
“Është kryer inspektim në vendngjarje, dhe institucionet kompetente po punojnë për zbardhjen e rastit”, shtojnë nga SPB Shkup.