SHBA synon të zhvendosë një pjesë të sistemit raketor nga Koreja e Jugut në Lindjen e Mesme

13:05 | 13 Mars 2026
shba-synon-te-zhvendose-nje-pjese-te-sistemit-raketor-nga-koreja-e-jugut-ne-lindjen-e-mesme

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po zhvendosin pjesë të një sistemi mbrojtës nga raketat të instaluar në Korenë e Jugut në Lindjen e Mesme, sipas zyrtarëve të cituar nga Washington Post dhe mediat e Koresë së Jugut.

Lëvizja e raportuar vjen 12 ditë pas fillimit të luftës SHBA-Izrael kundër Iranit dhe vjen pas raportimeve që sugjerojnë se Irani kishte shkatërruar një radar kyç të përdorur nga sistemi Terminal High-Altitude Area Defense, ose Thaad, në Jordani.

Sistemi Thaad u vendos për herë të parë në Korenë e Jugut në vitin 2017 për t’u mbrojtur nga kërcënimet nga Koreja e Veriut e armatosur me armë bërthamore.

Ky veprim u prit me zemërim dhe protesta nga koreano-jugorët, të cilët kishin frikë se kjo do t’i bënte ata një objektiv më të madh, ndërsa Kina paralajmëroi se kjo mund të destabilizonte rajonin.

Çfarë është Thaad dhe pse mund të zhvendoset?

Më herët këtë javë, gazeta Ëashington Post raportoi se pjesë të sistemit Thaad po zhvendoseshin në Lindjen e Mesme, duke cituar dy zyrtarë. Raportet vijnë ndërsa SHBA-të dhe Izraeli vazhdojnë të sulmojnë Iranin, dhe Irani përgjigjet me një breshëri dronësh dhe raketash balistike që synojnë bazat ushtarake izraelite dhe amerikane në rajon.

Komento: