Rrustemi iu përgjigjet komenteve të Presidencës në Kushtetuese: Ne shprehëm vetëm përkushtim

13:10 | 13 Mars 2026
rrustemi-iu-pergjigjet-komenteve-te-presidences-ne-kushtetuese:-ne-shprehem-vetem-perkushtim

Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi, ka reaguar pas komenteve që dërgoi Presidenca në Kushtetuese.

Postimi:

Deklarimet tona se Presidenti të zgjedhet deri me 5 mars, shprehin vetëm perkushtimin tonë që ta zgjedhim Presidentin sa më parë dhe pa humbur kohë.

Padyshim se do të ishte mirë dhe ka qenë pritje legjitime që Presidenti të zgjedhej deri më 5 mars, por kjo nuk nënkupton në asnjë mënyrë që Kuvendi duhet të pushojë përpjekjet për ta zgjedhur Presidentin brenda afatit 60 ditor nga dita e nisjes së procedurës. Aq më tepër kjo nuk do të thotë të shpërndahet Kuvendi arbitrarisht dhe në kundërshtim me Kushtetutën.

Komento: