Petkovic del në media pasi Kurti u pajtua për lëshime për Ligjin për të Huajt: S’po integrohemi në sistemin e tyre e as s’po e njohim pavarësinë

12:55 | 14 Mars 2026
petkovic-del-ne-media-pasi-kurti-u-pajtua-per-leshime-per-ligjin-per-te-huajt:-s’po-integrohemi-ne-sistemin-e-tyre-e-as-s’po-e-njohim-pavaresine

Kreu i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në qeverinë e Serbisë, Petar Petkovic, ka reaguar pasi Qeveria e Kosovës është pajtuar me BE-në për disa hapa shtesë sa i përket implementimit të Ligjit për të Huajt.

Petkovic ka thënë se kjo nuk nënkupton që institucionet paralele arsimore e shëndetësore po integrohen në sistemin e Republikës së Kosovës dhe s’nënkupton as njohje të pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Sipas tij, përmes dakordimit të fundit serbët e Kosovës do të mund të punojnë në institucione ku Serbia është punëdhënëse.

Sipas pretendimeve të Petkovic, krerët e komunave serbe do të përpilojnë listat e të punësuarve në institucione paralele dhe bazuar në atë listë do të merret e drejta e qëndrimit dhe punës.

Ai shtoi se lista do të përditësohet çdo 12 muaj dhe do të përmbajë vetëm të dhëna personale.

“Kryetarët e 10 komunave serbe do të përpilojnë një listë të të gjithë të punësuarve në institucionet arsimore serbe, përfshirë studentët, por edhe institucionet shëndetësore, dhe bazuar në atë listë, e drejta e punës dhe e qëndrimit do t’u jepet të punësuarve në ato institucione. Askush nuk do të jetë në gjendje të ndërpresë punën, të hyjë me forcë, por populli serb do të jetë në gjendje të punojë lirisht në institucionet tona”, ka thënë Pektovic.

Ai në një konferencë për media ka thënë se kanë evituar më të keqën, mbylljen e institucioneve paralele arsimore e shëndetësore në Kosovë

Komento: