Afatet shtesë që Kurti ua dha serbëve në Ligjin për të Huajt, Vuçiq: Është lajm i mirë për ne, falendëroj evropianët

18:30 | 14 Mars 2026
afatet-shtese-qe-kurti-ua-dha-serbeve-ne-ligjin-per-te-huajt,-vuciq:-eshte-lajm-i-mire-per-ne,-falenderoj-evropianet

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, e ka quajtur një lajm të mirë për Serbinë, ujdinë e fundit të kryeministrit Albin Kurti me BE-në për Ligjin për të Huajt.

Vuçiq ka thënë se i është mirënjohës evropianëve që “shmangën një katastrofë dhe çfarëdo konflikti në këtë kohë”.

“Ne u përpoqëm dhe biseduam me serbët në Kosovë rreth asaj që është e pranueshme për ta. Jam mirënjohës ndaj evropianëve që donin të shmangnin një katastrofë më të madhe dhe çdo konflikt në këtë kohë. Ky është sigurisht një lajm i mirë për ne”, ka thënë Vuçiq.

Komento: