
Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka njoftuar se protesta në pikëkalimin kufitar në Jarinje – ka përfunduar.
Përmes një njoftimi zyrtar, QKMK-ja bën me dije se qarkullimi në këtë pikë po zhvillohet normalisht.
Ju njoftojmë se ka përfunduar protesta në PKK Jarinjë (në territorin e Serbisë) dhe qarkullimi është duke u zhvilluar normalisht.
Për çdo informatë shtesë kontaktoni QKMK në numrat +383(0)45198000, +383(0)45198606 dhe në numrin pa pagesë 080050095″ thuhet në njoftim.