
Shefi i UNMIK’ut, Peter Due, ka përshëndetur vendimin e qeverisë Kurti, lidhur me zbatimin e ligjeve për të huajt dhe automjetet.
Në reagim thuhet se, Due, vlerëson BE-në për lehtësimin e këtij rezultati pozitiv, i cili do të ndihmojë në sigurimin e qasjes së njerëzve në arsim dhe shëndetësi.
‘‘SRSG Peter Due përshëndet marrëveshjen e sotme. Ai vlerëson BE-në për lehtësimin e këtij rezultati pozitiv, i cili do të ndihmojë në sigurimin e qasjes së njerëzve në arsim dhe shëndetësi dhe do të mbështesë një ambient të favorshëm për dialog, besim dhe stabilitet’’, thuhet në reagim.