
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se kryeqyteti e ka përcaktuar lokacionin zyrtar për deponimin e mbeturinave inerte, ”(ndërtimore) dhe mbeturinave vëllimore (mobilje, inventar shtëpiak, etj.).
Rama deklaroi se ky lokacion është në dispozicion për qytetarët dhe bizneset që kanë nevojë të largojnë mbeturina të kësaj natyre.
“Për dërgimin e mbeturinave në këtë pikë: Qytetarët duhet të kontraktojnë ndërmarrjen publike KRM Pastrimi ose ndërmarrjen Gjelbër 📞 +383 800 40004”, shkruan ai.