Mitrovica i jep lamtumirën e fundit me nderime ushtarake veteranit të UÇK-së, Avni Beka

20:50 | 15 Mars 2026
mitrovica-i-jep-lamtumiren-e-fundit-me-nderime-ushtarake-veteranit-te-uck-se,-avni-beka

Mitrovica i ka dhënë sot lamtumirën e fundit veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avni Ramadan Beka, në një ceremoni mortore të organizuar me nderime ushtarake. Në ceremoninë e varrimit morën pjesë familjarë, bashkëluftëtarë, përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, si dhe qytetarë të shumtë.

Të pranishmit kujtuan me respekt kontributin dhe angazhimin e Avni Bekës gjatë luftës çlirimtare, duke e cilësuar atë si një bashkëluftëtar të përkushtuar dhe të respektuar nga të gjithë ata që e njohën.

Në emër të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së foli bashkëluftëtari Halil Berisha, i cili në fjalën e tij nderoi jetën dhe veprën e të ndjerit, duke kujtuar trimërinë dhe përkushtimin e tij gjatë periudhës së luftës.

Nga OVL e UÇK-së, dega në Mitrovicë, u tha se kujtimi për veteranin Avni Ramadan Beka do të mbetet i përhershëm ndër bashkëluftëtarët dhe qytetarët që e njohën dhe vlerësuan veprën e tij. “Lavdi jetës dhe veprës së tij. I përjetshëm qoftë kujtimi për veteranin Avni Ramadan Beka”, thuhet në njoftim./jepi ze

Komento: