
34 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vend bën të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.
Prej tyre, 12 kanë qenë me të lënduar, derisa 22 me dëme materiale.
Po ashtu janë shqiptuar 1896 tiketa trafiku për mosrespektim të rregullave në komunikacion.
Ndërsa, janë arrestuar pesë persona të dyshuar, ku dy prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa tre në vuajtje të dënimit.