
Këshilli Prokurorial i Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje të jashtëzakonshme për të diskutuar dorëheqjen e Prokurorit të Shtetit, Jeton Koca.
Kryesuesi i KPK-së, Arian Gashi, bëri me dije se njoftimi nga Koca për largimin nga pozita ishte dorëzuar më 13 shkurt të këtij viti, duke theksuar se arsyet për dorëheqje janë personale.
“Ju njoftojmë se me 13 shkurt 2026 kemi pranuar nga Prokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë zoti Jeton Koca njoftimin për dorëheqjen nga pozita e prokurorit të shtetit. Koca ka njoftuar se arsyet e dorëheqjes janë personale dhe nuk do t’i bëjë publike në këtë dokument”, tha Gashi.