
Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj.
Përmes, një komunikate për media bëhet e ditur se biseda u përqendrua në bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, në veçanti në dimensionin parlamentar dhe në mundësitë për të thelluar shkëmbimin e përvojave institucionale.
Kryetarja Haxhiu theksoi rëndësinë e marrëdhënieve të mira me Slloveninë dhe vlerësoi mbështetjen e saj të vazhdueshme për konsolidimin demokratik dhe integrimin evropian të Kosovës.

