
Kanë kaluar saktësisht 11 orë që nga momenti kur Gjakova u trondit nga një vrasje e rëndë në orët e hershme të mëngjesit, por i dyshuari kryesor, Nexhdet Zymberaj, vazhdon të jetë në arrati.
Policia e Kosovës është vënë në kërkim të tij në disa lokacione, mirëpo deri më tani nuk ka rënë në pranga.
Viktima e këtij rasti është Rasim Binakaj ndërkohe edhe një person tjetër ka mbetur i plagosur, sipas mjekeve ndodhet jashtë rrezikut për jetë.
Gazeta ka kontaktuar policinë për të parë nëse ka ndonjë zhvillim të ri rreth rastit, por të njëjtit kanë konfirmuar se kërkimet po vazhdojnë.
Në vendin e ngjarjes, ekipet policore kanë gjetur dhe sekuestruar pesë gëzhoja të armës së zjarrit, si dhe një mjet të mprehtë (thikë).
Në anën tjetër, me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar si “Vrasje e rëndë”.