
Dy fëmijë të moshës tre dhe katër vjeç nga një fshat në rajonin e Kumanovës u sollën dje te mjeku me simptoma helmimi dhe sipas informacioneve fillestare, me shumë mundësi janë helmuar nga një lëng që përdoret për spërkatjen e kulturave bujqësore.
Më 15 mars 2026 në orën 11:52 të paradites, Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës mori një raport se dy fëmijë të moshës tre dhe katër vjeç nga zona e Kumanovës ishin sjellë tek ata, të cilët ishin helmuar nga një lëng i përdorur për kulturat bujqësore”, informoi Departamenti i Punëve të Brendshme.
Siç shton policia, pas ekzaminimit, fëmijët u transferuan në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë” në Shkup. /Alsat