Për 1 javë rreth 800 gjoba për shkak të mosvënies së rripit të sigurisë

20:05 | 16 Mars 2026
per-1-jave-rreth-800-gjoba-per-shkak-te-mosvenies-se-rripit-te-sigurise

Policia e Kosovës ka njoftuar mbi aktivitetet e planit ROADPOL 2026 (Rrjeti Evropian i Policive Rrugore), që është realizuar nga data 9 deri më 15 mars.

Bazuar në njoftimin zyrtar, në kuadër të këtij plani, policia ka shtuar prezencën dhe kontrollin në të gjitha rrugët e vendit me qëllim të rritjes së sigurisë në trafikun rrugor dhe parandalimin e aksidenteve.

Bëhet e ditur se në fokus ishte kontrolli i përdorimit të rripit të sigurisë, me ç’rast nga njësitë e trafikut të angazhuara në këtë plan janë realizuar 1,273 pika të kontrollit të mjeteve dhe janë kontrolluar 7,051 mjete ku ndaj shoferëve dhe pasagjerëve që janë hasur pa rrip të sigurisë, si dhe janë shqiptuar 761 gjoba.

Komento: