
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas publikimit të një fotografie të ish-presidentit Hashim Thaçi, e cila po qarkullon në rrjete sociale dhe që e paraqet atë në mesin e mbeturinave.
Gërvalla deklaroi se nuk ka njohuri se ku është realizuar fotografia dhe në cilin institucion apo kompani mund të jetë bërë ajo. Ajo mohoi çdo lidhje me publikimin apo vendosjen e saj.
“Ai që e ka bërë foton, e ka vendosur fotografinë e Hashim Thaçit në mes të plehrave, nuk e kam vendosur unë. Krejt këto janë hallvë e ftohtë e fushata t’lodhta, i thonë në Kosovë. Duhet të jenë më kreativë në përpjekjet e tyre të dëshpëruara për të gjetur diçka me të cilën mund të më sulmojnë publikisht”, ka shkruar Gërvalla.
Ajo e cilësoi këtë rast si pjesë të përpjekjeve për ta sulmuar politikisht, duke i quajtur këto veprime të pavlera dhe pa ndikim.