
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha të martën se 201 ekspertë ushtarakë ukrainasë kundër dronëve ishin në Lindjen e Mesme për të ndihmuar në mbrojtjen e rajonit kundër dronëve Shahed të projektuar nga Irani dhe 34 të tjerë ishin “gati për t’u vendosur”.
“Këta janë ekspertë ushtarakë, ekspertë që dinë si të ndihmojnë, si të mbrohen kundër dronëve Shahed. Ekipet tona janë tashmë në Emiratet e Bashkuara Arabe, Katar, Arabinë Saudite dhe në rrugë për në Kuvajt”, u tha Zelensky ligjvënësve britanikë gjatë një fjalimi në parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar.