Arrestohet 26-vjeçari në kërkim në Prishtinë, i dënuar për narkotikë

08:45 | 18 Mars 2026
arrestohet-26-vjecari-ne-kerkim-ne-prishtine,-i-denuar-per-narkotike

Një 26-vjeçar i cili ishte në kërkim si i dënuar për një vepër penale, është arrestuar mbrëmë në Prishtinë.

Sipas njoftimit, arrestimi u bë pas disa veprimeve hetimore dhe operative të zhvilluara nga zyrtarët policorë, të cilët arritën të arrestojnë personin A.Q., i cili ishte i dënuar me 10 muaj burgim dhe me 27 mijë euro gjobë.

Personi i arrestuar ishte dënuar për veprën penale: “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

I njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit me burgim.

Komento: