Vdes personi që u aksidentua me motoçikletë në rrugën Podujevë-Prishtinë

09:30 | 18 Mars 2026
u-sulmua-para-8-muajsh-te-liqeni-ne-gjilan,-vdes-ne-qkuk-nje-person

Një person ka vdekur në një aksident në rrugën Podujevë-Prishtinë.

Nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se në aksident ka qenë e përfshirë një motoçikletë. Ngasësi i motoçikletës nuk ka arritur të përballojë plagët, dhe i njëjti ka vdekur. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, bën të ditur policia.

“Sot rreth orës 07:00, kemi pranuar informatën se në rrugën Podujevë-Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident ka qenë e përfshirë një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit ngasësi i motoçikletës nuk ka arritë të përballoj plagët, dhe i njëjti ka vdekur.

Vdekja e viktimës (mashkull) është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, thuhet në njoftimin e plotë të Policisë së Kosovës.

Komento: