KRU “Prishtina” jep afat 10-ditor për nënshkrimin e kontratave të shërbimeve

17:20 | 18 Mars 2026
kru-“prishtina”-jep-afat-10-ditor-per-nenshkrimin-e-kontratave-te-sherbimeve

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton të gjithë konsumatorët se kanë një afat prej 10 ditësh për të paraqitur dhe nënshkruar kontratën për shërbime me këtë kompani.

“Nënshkrimi i kësaj kontrate është i domosdoshëm për rregullimin e marrëdhënies kontraktuale ndërmjet palëve dhe për sigurimin e ofrimit të rregullt dhe të pandërprerë të shërbimeve”, thuhet në njoftim.

Kompania thekson se mosveprimi brenda afatit do të konsiderohet refuzim nga ana e konsumatorit dhe mund të sjellë pasoja, përfshirë ndërprerjen e shërbimeve dhe marrjen e masave të tjera në përputhje me ligjin.

Për informata shtesë, qytetarët mund të kontaktojnë zyrat e KRU “Prishtina”. /Telegrafi/

Komento: