Ambasadori austriak shpreh ngushëllime për vdekjen tragjike të kosovarëve në Vjenë

17:25 | 18 Mars 2026
ambasadori-austriak-shpreh-ngushellime-per-vdekjen-tragjike-te-kosovareve-ne-vjene

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu priti sot në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Georg Schnetzer.

Me rastin e humbjes tragjike të tre kosovarëve në vendin e punës në Vjenë, Schnetzer shprehu ngushëllimet për vdekjen e tyre, duke ndarë dhimbjen dhe shqetësimin e përbashkët për këtë tragjedi.

Gjatë takimit, sipas komunikatës për media, u bisedua edhe për marrëdhëniet e mira ndërmjet Kosovës dhe Austrisë, si dhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe parlamentar.

“Kryetarja Haxhiu shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë ndaj Kosovës dhe theksoi rëndësinë e thellimit të mëtejshëm të partneritetit mes dy vendeve”.

Komento: